Gonxhja: Transport publik më cilësor, biletë elektronike dhe formalizim i flotës së autobusëve

  • 4 years ago
Transport publik më cilësor, biletë elektronike dhe formalizim i flotës së autobusëve, janë këto pikat kryesore që përfshihen në paketën e transportit që do të prezantohet në shtator. ?Idetë kryesore janë gjithçka e formalizuar në mënyrë që të na mundësohet ne që të dinim qartë se kë të ndihmonim dhe kë jo, si linja si rrugë si kosto. Por kjo nuk bëhet dot nëse nuk bëjmë biletën elektronike dhe sisteme monitorimit të plota. Do të zgjidhet fillimisht çështja e formalizimit dhe fiskalizimit dhe më pas do të kalojmë tek flotat, dhe përmirësimi dhe rinovimi i flotave që janë në përdorim?, shprehet drejtori i DPSHTRR, Bledi Gonxhja.

Një formalizim i këtij shërbimi publik dhe futja e teknologjisë në mes mund të sjellë edhe rritje të çmimit të biletës, por sipas drejtorit të Transportit kjo nuk do të lejohet. ?Qëllimi kryesor është të mos ketë rritje çmimi dhe në rast se do të ketë rritje kostosh për shkak të cilësisë, ne do të ndërhyjmë që ta kompensojmë koston por me një sistem sepse pa një sistem nuk bëhet?, sqaron ai.Në sitën e formalizimit të sektorit do të kalojnë të gjitha licencat e marra nga operatorët. ?Siç kemi pasur asfalt elektoral kemi pasur edhe licenca elektoral, kemi pasur edhe linja elektorale, kemi pasur edhe feude, kemi zona me feud të cilët thonë që terminali është i imi, transporti i imi, ti kalo nga mali unë nga tuneli. Licenca hajt ta marrim një herë se pastaj do të shoh se si do të bëj. Edhe ata duhet ta kuptojnë që kjo ka për të qenë një situatë që në radhë të parë, gabimi ka qenë i tyre sepse kanë marrë një licencë që nuk sjell leverdi dhe pa leverdi ekonomike nuk ka shërbim cilësor?, pohon Gonxhja.

Category

📺
TV

Recommended