Ora News - Koronavirusi në Vlorë, 8 raste nga fasoneritë, viktima banues në lagjen vatër

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Gjatë 24 orëve të fundit në Vlorë u shënuan 11 raste të reja, ndërsa ka ndërruar jetë një 77 vjeçar.

Ky i fundit ka qenë i karantinuar në shtëpi ndërkohë që mbrëmjen e djeshme (26 qershor) shfaqi probleme të rënda shëndetësore.

Pavarësisht se ai u nis drejt Tiranës, nuk arriti të mbijetojë. Nga burimet mendohet se ai është kontakt i një banori në lagjen ku jeton.

Sipas burimeve, 77 vjeçari jeton në lagjen 15 tetori në Vlorë, shumë pranë lagjes Partizani e cila është kthyer në një vatër infeksioni vetëm pak ditë më parë.

Ndërsa përsa i përket të infektuarve, 1 prej tre dyshohet të jetë kontakt i një personi të infektuar më parë. 1 tjetër i infektuar është nga fshati Peshkëpi dhe mendohet të jetë infektuar nga djali i ardhur nga Tirana.

Një i infektuar dyshohet se është infektuar nga familjarë i ardhur nga Greqia.

Katër raste kontakti në fasonerinë që u mbyll disa ditë më parë fasoneri këpucësh me 250 punonjës.

Katër raste në fasonerinë e atleteve me mbi 150 punonjës që pritet të mbyllet.

Numri i përgjithshëm i rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit ishte 61 ndërsa numri total i viktimave ka shkuar në 53.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/koronavirusi-ne-vlore-8-raste-nga-fasonerite-viktima-banues-ne-lagjen-vater

Ndiqni edicionin e plotë këtu: https://youtu.be/51dJ12IRKRg

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv