Dy shtetas kanë rënë në pranga në Pogradec, si dhe është sekuestruar 1 kilogram lëndë e dyshuar kanabis.
Bëhet fjalë për F. SH., 26 vjeç, banues në Pogradec (i dënuar më parë për veprën penale ?Vjedhja?) dhe S. B., 39 vjeç, banues në Pogradec.
Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike në qytet, bënë lokalizimin dhe ndalimin e tyre në lagjen nr. 4. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. Sh. iu gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, ndërsa nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit S. B. u gjet dhe u sekuestrua 1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.