Ora News - Marrëveshja e 5 qershorit drejt noterizimit

Ora News Lajme

by Ora News Lajme

0 views
#tvora #rtvoranews

Të hënën deputetët do të njihen zyrtarisht me draftin e dakordësuar në tryezën e Këshilli Politik, i cili sipas marrëveshjes së 5 qershorit nuk mund të ndryshohet asgjë nga dokumenti.

Bylykbashi, Gjiknuri, Vasili dhe Hajdari kanë pranuar riformatimin e KQZ-së, i cili do të përbëhet nga Kryekomisioneri me mandat 7-vjeçar, nënkomisioneri i cili do të merret vetëm me teknologjinë në zgjedhje me 4 vjet, anëtarët e Komisionit Rregullator do të qëndrojnë 5 vjet në detyrë, ndërsa të KAS-it do të kenë një mandat 9 vjeçar.

12 anëtarët e rinj të KQZ-së do të përzgjidhen nga një komision parlamentar, ku PD do të ketë një të dërguar të posaçëm.

Përfaqësuesi i opozitës së bashkaur do të zgjedhë 2 anëtarë të Rregullatorit dhe 2 të KAS-sit , përjashton 1 nga 3 propozimet e PS për kryekomisionerët, ndërsa zgjedh vetë emrin e nënkomisionerit.

2 listat me nga 5 anëtarë për Komisionet do të votohen në bllok në parlament, të cilët kërkojnë shumicë të cilësuar.

Identifikimin biometrik në të gjithë territorin e vendit, PD e ka cilësur si garanci për mostjetërsimin e votës së zgjedhësve.

Ndërkohë KQZ do të refuzojë listën emërore të kandidatëve të partive politike nëse 1 në 3 prej tyre nuk është grua.

Por përveç Kodit Elektoral do të ketë edhe ndryshime të tjera, pasi do të jetë SPAK e cila do të hetojë krimet zgjedhore.

Policia do të qëndrojë jashtë qendrave të votimit, por do të pajisen me kamera.

Gjithashtu të gjithë ata persona që do të denoncojnë shitblerjen e votës do të amnistohen nga drejtësia.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/marreveshja-e-5-qershorit-drejt-noterizimit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv