Top News - Qeveria amerikane u dërgon 1.4 miliardë dollarë të vdekurve!

  • 4 years ago
Zyra e Përgjegjësisë së Qeverisë (GAO), një agjenci mbikëqyrëse e pavarur e Kongresit, raportoi së fundi se mbi një milion amerikanëve të ndjerë, u janë dërguar gjithsej 1.4 miliardë dollarë muajt e fundit, në përpjekjet e administratës për të nxitur fillimin e ekonomisë gjatë periudhës më të keqe të pandemisë.


Më shumë se 160 milionë pagesa që kapin shumën 269 miliardë dollarë u shpërndanë për shumicën e amerikanëve. Në përgjithësi, rreth 90% e amerikanëve morën pagesat në para, përfshirë 500 dollarë për çdo fëmijë. Raporti i GAO thotë se lista e përfituesve ishte bazuar në emrat e regjistruar në deklaratat federale të taksave 2018 ose 2019, por qeveria dështoi të llogariste njerëzit që kishin vdekur më pas.

GAO tha që për të përmbushur mandatin e kongresit për të ofruar pagesa sa më ?të shpejta të ishte e mundur?, Departamenti i Thesarit dhe Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme dërguan tre grupet e para të pagesave pa kontrolluar të dhënat e vdekjeve në Administratën e Sigurimeve Shoqërore.Të mbijetuarit e të ndjerëve që morën pagesa të qeverisë fillimisht menduan se mund të mbanin pagesat, por agjencia e mbledhjes së taksave vendosi në maj që paratë duhet ?të ktheheshin?.

Megjithatë, GAO tha në raportin e saj se aktualisht nuk ka një plan për të njoftuar marrësit e paligjshëm ? gati 1.1 milionë të afërm të njerëzve të vdekur që nga 30 Prilli ? se si të kthejnë pagesat.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#Government#TopChannel