Top News - Pogradec, pranga shoferit/ Kapen 11 emigrantë nga Lindja

  • 4 years ago
Trafikimi i emigrantëve nga Lindja e Mesme nga zonat kufitare me Greqinë për në brendësi të vendin tonë vazhdon të mbetet një problem. Policia e Korçës ka ndaluar sot pranë Pogradecit një furgon që po transportonte 11 emigrantë të jashtëligjshëm dhe ka vënë në pranga shoferin.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, se 35 vjeçari I.B transportonte me mjetin e tij furgon, disa emigrantë nga Lindja e Mesme, policia ka finalizuar operacionin ?Destinacioni?.
Gjatë ndërhyrjes së policisë pranë zonës së quajtur ?Enkelana? në Pogradec shoferi I furgonit ka tentuar të largohet ai u arrestua pak minuta më vonë në vendin e quajtur Gur i Kuq. Policia ka gjetur në furgon 11 emigrantë të jashtëligjshëm. 35-vjeçari iu kishte premtuar emigrantëve kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt një fitimi.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Pogradec#Arrested#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended