Top News - Të shpëtojmë Lufthansën/ Fati i saj, në duart e aksionerëve

0 views
Shefi i kompaniseajrore gjermane, Lufthansa, i ka bërë apel aksionerëve të shpëtojnë kompaninë. Lufthansa përballet me një votim të aksionerëve për paketën e shpëtimit të ofruar nga shteti, prej 9 miliardë eurosh, ndërkohë që ka marrë së fundmi edhe dritën e gjelbër të BE dhe mbështetjen e një investitori miliarder që ka fuqinë të vendosë veton ndaj planit.

Komisioni evropian tha se kishte miratuar injektimin e gjashtë miliardë eurove kesh nga qeveria gjermane për të shpëtuar lufthansën pasi pandemia e koronavirusit e zhyti industrinë e aviacionit në vështirësi por ka vendosur kushte strikte. Paketa masive e shpëtimit përfshin edhe tre miliardë euro hua publike dhe kjo do të bënte që berlini të merrte 20 për qind të aksioneve të gjigandit të qiejve.
Aksionerët nisën një takim virtual për të diskutuar dhe votuar paketën e shpëtimit, me drejtuesin e kompanisë, carsten Spohr, që paralajmëroi se nëse ajo do të refuzohej, lufthansa do të përballej me falimentimin.

Ne po ju kërkojmë asgjë më shumë dhe asgjë më pak se sa lejen tuaj për të shpëtuar lufthansën ? tha ai. Aksioneri më i madh i grupit, manjati i industrisë së hekurudhave gjermane, Heinz Hermann Thiele, ishte treguar skeptik ditët e shkuara për marrëveshjen, duke rritur frikën se ai mund të përdorte të drejtën e tij të vetosë për të rrëzuar planin. Por, në prag të votimit, ai tha se do ta mbështeste planin që do të bënte që aksionet e tij prej 15.5 për qindësh të kompanisë të zvogëloheshin me qëllim që të evitohej falimentimi dhe humbja masive e vendeve të punës.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Lufthansa#TopChannel