Zgjedhjet, reagime për kandidaturën e BDI-së

alsatmtv

by alsatmtv

0 views
Një ditë pasi BDI-ja promovoi kandidatin për kryeministër shqiptar, kjo ide për partitë e tjera politike është e papranueshme. Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev tha se nuk ka asgjë kundër Naser Ziberit si individ, por se BDI duhet të shkojë në opozitë dhe të reformohet.

?Ka përfunduar koha e kërcënimeve, s?mund të kërcënojë as BDI, as asnjë parti tjetër. Vetëm qytetarët vendosin kush do të jetë deputet, ministër, kryeministër e kush drejtor. Prandaj është koha që BDI të shkojë në opozitë. Mjaftë janë 17 vjet në pushtet, le të shkojnë në opozitë! Kjo është e shëndetshme për shtetin dhe vetë BDI-në.- pohoi Zoran Zaev, LSDM.

Për liderin e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski është e papranueshme mënyra se si BDI e prezanton kandidatin e saj.

?Kryeministri nuk bëhet në zyrë, duhet të ofrojë program dhe të fitojë mbështetje masive nga qytetarët. Shpresoj që BDI përskaj kandidatit për kryeministër të ofrojë edhe program me të cilët të tërheq vëmendjen e të gjithë qytetarëve, pa dallime etnike. Por mënyra se si e formuluan këtë paraqet një ngarkesë shtesë, polarizim etnik që nuk duhet të ndodh në shek.21.- deklaoi Hristijan Mickoski, VMRO DPMNE.

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi mbetet në qëndrimin se kandidatura është mashtrim politik.

?Sa i përket Ali Ahmetit dhe kapakut që u rrotullua dhe gjeti tenxheren, Naser Ziberi. Ata definitivisht duhet të heqin dorë prej nënçmimit që i bëjnë shqiptarëve të Maqedonisë, nënçmimit të inteligjencës kombëtare të gjithë shqiptarëve. Ne do të themi hapur se populli këtë mashtrim nuk do ta pranojë.- tha SINKRON- Menduh Thaçi, PDS.

BDI në konventën e djeshme në Prespë e nominoi Naser Ziberin si kandidat për kryeministër të parë shqiptar. Ziberi tha se e pranoi kandidaturën pasi bëhet fjalë për çështje kombëtare edhe pse më herët kishte thënë se ideja nuk është atraktive për shqiptarët.

 Anesa Salihu