Termeti, nis shperndarja e granteve | Lajme - News

RTV KLAN

by RTV KLAN

10 views
Në 9 bashki të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit ka nisur procesi i shpërndarjes së parave për banorët që kanë marrë përsipër që t?i rikonstruktojnë apo ndërtojnë vetë banesat e tyre.

?Shijak, Kamëz, Rrogozhinë, Kurbin, Mirditë, Vorë, Kavajë, Krujë pjesërisht dhe Tiranë pjesërisht dhe pritet këtë javë më tutje qoftë me Tiranën dhe Durrësin. 9429 përfitues dhe në total kemi një shumë paraprake 3 miliardë Lekë, ose 30 milionë Dollarë që po shpërndahet te qytetarët. Bashkia Kamëz në total sot po shpërndan 163 milionë e 890 mijë Lekë?.

Në Bashkinë e Kamzës, për të cilën Kryeministri zhvilloi një takim online me të gjitha strukturat e përfshira në projektin e rindërtimit, fondi i përcaktuar për grantet është rreth 164 milionë Lekë.

?Do të përfitojnë mbi 20 mijë familje në total nga grantet, shuma do të shkojë rreth 80 milionë Dollarë, vetëm Durrësi shkon 24 milionë Dollarë?.

Paralelisht në këtë bashki po vijon dhe ndërtimi i shtëpive nga autoritetet lokale.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/