Top News - Gjuha e minoriteteve/ Drafti që lejon përdorimin

  • 4 years ago
Shteti shqiptar po mendon qe te njohe zyrtarisht gjuhën e minoriteteve në zyrat e pushtetit vendor, aty ky komuniteti përbën 20% të popullsisë. Nepermjet nje projektvendimi, i propozuar nga ministri i Brendshem, Sander Lleshaj, parashikohet ky ndryshim qe pritet t'i dërgohet se shpejti kuvendit te Shqiperise.
Top News, ka siguruar projektvendimin pika dy e se ciles parasheh se personat qe i perksain nje pakice kombetare, kane te drejten te paraqesin me shkrim kerkesen prane njesise vendore.
Në bazë të kërkesës së paraqitur, kryetari i bashkisë kërkon thirrjen e mbledhjes së këshillit bashkiak dhe merr masa për përgatitjen e materialeve për shqyrtim në mbledhje, bazuar mbi këtë kërkesë. Nëse vlerësohet e nevojshme për shqyrtimin e kërkesës, mund të zhvillohet një seancë dëgjimore me kërkuesit apo personin e autorizuar prej tyre.

Vendimi i këshillit bashkiak pasi i nënshtrohet verifikimit të ligjshmërisë nga ana e prefektit të qarkut, i komunikohet personit të autorizuar
Kundër vendimit të refuzimit të kërkesës për përdorimin e gjuhës së pakicës, në marrëdhënie mes personave që i përkasin pakicave kombëtare, kërkuesit kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë gjykatës kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve administrative.

Projektvendimi i qeverise parashikon dhe rastet e përdorimit e gjuhes se pakices si per te paraqitur iniciativa qytetare nepemrjet perfaqsuesve te autorizuar , paraqitjen e kërkesave drejtuar organeve baze te qeverisjes vendore etj.

Për të siguruar përdorimin në gjuhën e pakicës, organet përgjegjëse të njësive të vetëqeverisjes vendore, parashikojnë në buxhetin vjetor të tyre, për aq sa është e mundur, zë të veçantë për punësimin e personave që njohin gjuhën e pakicës kombëtare, sipas parashikimeve të ligjit për vetëqeverisjen vendore dhe ligjit për financat vendore.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Drafti#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended