Top News - Dalin hartat e reja: Poshtë Zelandës, kontinenti i zhdukur

  • 4 years ago
Poshtë Zelandës së Re, shtrihet një kontinent i zhdukur në dyshemenë e detit. Dikur pjesë e së njëjtës masë toke si Antarktida dhe Australia, kontinenti i humbur i Zealandia-s u shkëput 85 milionë vjet më parë dhe nw fund, u zhyt nën oqean ku qëndroi i fshehur për shekuj të tërë.Tani, hartat tregojnë hulumtimet e reja në lidhje me këtë kontinent nënujor, ku dikur gjallonin dinosaurët ? e tani publiku, ka të drejtën t`i eksplorojë edhe vetë ato.

GNS Science, një institut kërkimot neozelandez, publikoi së fundi dy harta të reja dhe një faqe interneti interaktive. Hartat mbulojnë formën e dyshemesë së oqeanit dhe profilin tektonik të Zelandës, që ndihmojnë të tregohet historia e origjinës së këtij kontinenti të humbur. Ato gjithashtu lehtësojne shpjegimin e vendosjes së vullkaneve të Zelandës së Re, baseneve sedimentare dhe veçorive të tjera gjeologjike. Ky zhvillim ndihmon që njerëzit në mbarë botën të mund ta eksplorojnë kontinentin nënujor nga shtëpitë e tyre; faqja interaktive e internetit tregon lloje të ndryshme hartash të Zealandias, të cilat përdoruesit mund t`i shpalosin e t`i kontrollojnë sipas dëshirës. "Këto harta janë një pikë referimi shkencore - por ato janë edhe një mënyrë për t`ia përcjellë punën tonë kolegëve e të gjitha palëve të interesuara," tha gjeologu Nick Mortimer, i cili është dhe autori kryesor i hartave që kanë ngjallur mjaft kureshtje.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ZelandaeRe#TopChannel