Goxhaj me topat e letrave higjenike në studio- Do shtyhet deri në zgjedhje situata e jashtëzakonshme

  • 4 years ago
Altin Goxhaj prej ditësh ka denoncuar faktin se është gjobitur me gjobën e pazakontë prej 50 milionë lekësh për shkak të thyerjes së karantinës, ndërsa sotn në studion e lajmeve të Fax Neës ka sqaruar se si po vijon procesi.

Goxhaj teksa ka mbërritur në studio me topat e letrave higjenike, ka hedhur akuza të rënda mbi shpikjen sipas tij të resteve në shtim të infeksioneve dhe vdekjeve nga koronavirusi, ndërsa pohoi se më datë 25 qershor opozita dhe mazhoranca kanë rënë dakord të shtyjnë me 3 muaj gjendjen e situatës së jashtëzakonshme.

Sipas avokatit, gjobat e vëna nga Policia e Shtetit janë të gjitha të paligjshme pasi në asnjë nen të Kushtetutës nuk parashikon që të jenë efektivët ata që marrin masa administrative për shkeljen e rregullave të karantinës, por janë trupat e Inspektoriatit Shëndetësor.

Kam bërë ankimimin e gjobës 50 milionë. Më thanë se nuk kanë asnjë dokument apo provë nga unë. Ju dorëzova 5 paku letra higjenike, me gjithë logjikën e qeveritarëve për të bërë presion ndaj qytetarëve. Unë këtë gjobë nuk e mora për vetë por të tregoj të gjitha gjobat e shqiptarëve. Policëve vetë nuk ju lejohet të vendopsin gjoba administrative, vetëm Inspektoriati Shëndetësor mund ta bëjë. Policia mund të vendos vetëm gjoba të Kodit Rrugor, jo pse ke dalë jashtë orarit, por pse ke parkuar keq. Të gjitha gjobat që ka vendosur Policia e shtetit për mos lejimin e qytetarëve të dalin dhe ndëshkimin e atyre që dalin, janë nul, janë zero.

Janë të paligjshme, nuk kanë asnjë kompetencë. Më thanë pse ke ardhur tek ne me që ke këtë pretendim, ju thashë se do shkoj në Gjykatën Administrative por duhej të kaloja këtë hallkë. Unë kam 22 gjyqe dhe kallëzime penale, kam gjobën më të madhe në historinë europiane, nga Brukseli më kanë thënë se as në Rusi e Bjellorusi nuk ka një gjobë të tillë. Kjo lloj gjobe e kam marrë edhe duke dalë për zot edhe duke marrë masat që të mos e marr, më kanë bllokuar pasuritë çdo gjë. Unë jam armiku për ta. Meqë godas këtë rilindje, Rama është i zëvendësueshëm nga Sorosi edhe Basha, Sorosi vetë është i pazëvendësueshëm. Jam sot këtu pasi më kanë bllokuar gjithçka, më kanë bllokuar çdo llogari, jam këtu edhe për gjobat e të gjithë shqiptarëve.

Këto letra higjenike janë rezultat i ç’ka kanë bërë, dhe ngjyra rozë është pikërisht mesazhi. E keqja sapo ka filluar. Asnjë përfaqësues i opozitës, përkundrazi të gjithë përkrahin planet e Edi Ramës për të zgjatur karantinën edhe 3 muaj të tjerë. Plani i tyre është që më 25 qershor në Parlament, me kërkesë të Ramës kanë përgatitur raportin për të zgjatur gjendjen e pandemisë, bazuar në shpikjet me vdekjet dhe infeksionet e njerëzve si instrument ordiner të kësaj qeverie. Shkojnë e shpikin edhe infektimin e vëllezërve Budina. Është plani për ta mbyllur Shqipërinë deri në zgjedhje, është plani i Ramës me Lulin dhe me Metën.

Recommended