Rrjeti i emigrantëve nga Lindja e Mesme në BE, 300 € nga Bilishti në Shkodër, grupi kapet 'mat'

  • 4 years ago
TIRANE-Gjashtë persona, 4 nga Tirana dhe 2 nga Korça janë arrestuar si pjesë e një rrjeti trafiku të emigrantëve që e kishte zinxhirin nga Lindja e Mesme, në Greqi, Shqipëri dhe deri në përcjelljen e tyre drejt kufirit me Malin e Zi, Kosovën, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian. Të arrestuarit e operacionit "Stafeta" mes të cilave një vajzë dhe një grua janë;

1. Ali Osmanaj 36 vjeç banues në Tiranë
2- Aida Velcani 39 vjeç banues në Tiranë
3- Mentor Isufi 30 vjeç banues në Tiranë
4- Anamaria Bengaj 20 vjeçe banuese në Tiranë
5- Ardit Pinderi 21 vjeç banues në Korçë
6- Melinor Pinderi 19 vjeç banues në Korçë