Lleshaj thirrje: Këtë vit më shumë se kurrë, zgjidhni të pushoni në vend

  • 4 years ago
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po zhvillon një takim në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, me Kryetarët e Bashkive, të zgjedhur dhe përfaqësues vendore të qarkut Fier, Prefektin, drejtues të Policisë së Shtetit dhe IKMT, me fokus masat për mbarëvajtjen e sezonit turistik, luftën antikanabis, mbrojtjen e mjedisit dhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë.


?Duke qenë se jemi në një situatë pandemie, ku shumë gjëra janë ndërprerë, është Apolonia vendi i duhur për të thënë se duhet të kompensojmë dëmet e pandemisë. Duhet të zgjedhim adresa shqiptare për turizëm për shkak të faturës që kjo ka pësuar. Këtë vit më shumë se kurrë zgjidhni të pushoni në vend, Apolonia është një adresë e mrekullueshme për shembull, që kështu vendi të marrë atë trajtë si çdo vend që kërkon të zhvillojë turizmin.

Masat që kemi marrë do ndihmojnë, falë bashkëpunimit me qytetarët gjurma e kësaj pandemie është më e reduktuar, por ajo në ekonomi është e ndjeshme.
Masat për sezonin turistik do ta kompensojnë disi dëmin. Por theksoj se kjo fazë e re duhet të shoqërohet me shumë kujdes nga të gjithë, jemi ende herët për të kaluar në trajtën normale të jetës. Nuk duhet të gabojmë në metrat e fundit, mos ta hedhim poshtë çfarë kemi bërë, prandaj duhet bashkëpunim. Kthimi mbrapa do ishte një barrë shumë më e rëndë se ajo që kaloi. Duroni edhe pak!?, tha Lleshaj.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SanderLleshaj#Fier#TopChannel