Top News - Gazi i rrezikshëm/ Nga Shqipëria në Greqi, 2 në pranga

  • 4 years ago
Policia greke ka sekuestruar në aksin Janinë-Athinë, një ngarkesë prej gati 3.5 tonë gaz frigoriferik, i cilësuar si tepër i rrezikshëm për ambientin.
Sipas policisë greke, ngarkesa me gazin e rrezikshëm ishte ngarkuar në një kamion me targa shqiptare dhe ishte fshehur mes arkave të frutave. Autoritetet greke thonë se kishin informacion për transportin e një sasie lëndësh kimike të rrezikshme, të llojit gaz freon R 22 dhe R 404 dhe pasi evidentuan mjetet në momentin që ato kaluan në doganën e Kakavijës i vunë nën vëzhgim për disa orë.

Në momentin e ndalimit në kamion dhe në furgon u gjetën edhe dy drejtuesit e mjeteve, të dy shtetas shqiptarë, të cilët u arrestuan në kushtet e flagrancës. Atyre iu gjet sasia prej 263 bombola gazi me peshë total 3439 kg, 5600 euro cash si dhe 4 telefona celularë.
Dyshohet se dy të arrestuarit në bashkëpunim me disa persona të tjerë të shpallur në kërkim importonin nëpërmjet Shqipërisë sasinë e gazit të kondicionerëve, i cili është konsideruar si tepër i dëmshëm për ambientin dhe ndalohet në vendet e Bashkimit Europian, por çuditërisht lejohet në vendin tonë.

Përfitimet e organizatës llogariten në qindra mijëra euro në vit. Dy mjetet e përdorura prej trafikantëve u sekuestruan, ndërsa dy trafikantët do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Gas#Greece#TopChannel