Top News - Del raporti i Eurostat/ Shqipëria mbetet vendi më i varfër

  • 4 years ago
Shqipëria vijon të mbetet vendi më i varfër i Europës, me të ardhurat dhe konsumin më të ulët për frymë. Sipas të dhënave të publikuara këtë të enjte nga Eurostat për vitin 2019, shqiptarët kanë të ardhura për frymë sa 31 për qind e mesatares europiane, më e ulëta në Europë. Në këtë raport nuk janë përfshira të dhë dhënat për Kosovën.
Në raport me një vit më parë, kjo përqindje ka mbetur e pandryshuar, çka tregon se Shqipëria ka ngecur në të ashtuquajturin proces të konvergjencës, që nënkupton një rritje më të shpejtë ekonomike se vendet e zhvilluara, me synim që të kapet mesatarja e të ardhurave të BE-së brenda një periudhe kohe.
Shqipëria është tashmë më e varfër edhe se Bosnjë-Hercegovina, e cila ka mesatare 32 për qind të BE-së në vitin 2019, ndërsa një vit më parë kishte të njëjtin nivel si Shqipëria.
Në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, që mat mirëqenien materiale të familjarëve, Shqipëria sërish mbetet e fundit në renditjen e vendeve të Europës.
Por kush është vendi më i varfër i Evropës? Bullgaria kryeson listën. Në Europë në 2019 të ardhurat për frymë u luhatën midis 53% të mesatares europiane në Bullgari dhe 261 % në Luksemburg. 10 shtete anëtare kishin të ardhura për frymë mbi mesataren e BE-së. Në treguesin e konsumit individual për frymë, nëntë Shtete Anëtare regjistruan mesatare të lartë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Eurostat#TopChannel