Ky është momenti kur policia arreston Sebastian Malin, një nga personat që dyshohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 Qershorit, në lagjen e Komunës së Parisit në Tiranë.
22-vjeçari Sebastian Mali dyshohet se ka ndjekur Hekuran Billën ditën e vrasjes dhe më pas ka dhënë informacionin e saktë për vendndodhjen e tij.
Policia thotë se Sebastian Mali ka ndihmuar edhe në largimin e autorëve nga fshati Pezë e Vogël, ku ata dogjën makinën që përdorën në atentat.
I riu është identifikuar nëpërmjet kamerave të sigurisë, pasi ka lëvizur me një automjet tjetër mbrëmjen që u ekzekutua 40-vjeçari Hekuran Billa. Grupi hetimor thekson se Sebastian Mali ka ndihmuar në vrasjen e Billës për hakmarrje, pasi i ishte vrarë daja në vitin 2006-të.
Gjatë operacionit policia ka sekuestruar 3 automjete që mund të jenë përdorur pas vrasjes. Në këto makina janë gjetur prova të reja për autorët, që dyshohet se janë 3 deri më tani.
Policia vijon të ketë në kërkim Viktor Markun, vëllain e Prel Markut. Viktori mendohet se është personi që qëlloi ndaj Hekuran Billës.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!