Mbrojtja nga Kovid-19, në Tearcë filloi fushata për ndërgjegjësimin e banorëve

  • 4 years ago
Shtabi i krizës i komunës së Tearcës ka angazhuar edhe mjekët amë në fushatën për ndërgjegjësimin e popullatës për mbrojtje nga virusi korona. Mjekët amë filluan këshillimin e banorëve për mbajtjen e detyrueshme të masave dhe distancës. Ndërkaq kërkojnë me ngulm nga qytetarët të mos i fshehin simptomat, pasi në këtë mënyrë vjen deri te shtimi i numrit të të infektuarve.

I lus qytetarët sidomos ata që shfaqin simptoma gripi sepse ata nuk mund t?i dallojnë nëse janë simptoma gripi apo të kovid 19, që të mos i fshehin simptomat po të paraqiten te mjeku amë dhe mundësisht të caktojnë termin për testim të kësaj sëmundjeje. Ky është problemi më i madh sepse i fshehin simptomat vetëm që ti ikin vetizolimit -deklaroi Betim Limani, mjek amë.

Ndërkohë, nëpër rrugët e fshatit Tearcë, edhe më tej shumica e banorëve vazhdojnë të lëvizin pa maska dhe duke mos e respektuar distancën.

?Kur jam brenda jo por kur dal jashtë mbaj maskën. Por e di çka është puna, ne jemi fajtorët, populli. Duhet vet ta mbajmë maskën vetë ta mbrojmë jetën tonë?.

?Se mbaj se jam afër ja dy minuta afër jam?.

?Qeveria e bën vet këtë, a patëm situatë të jashtëzakonshme, marketet krejt punonin?.

?Harrova, e di se jam në rrezik?.

Disa banor thonë se mos respektimi i masave vjen edhe si pasojë e mungesës së patrullës policore, dhe dënimin e atyre që nuk mbajnë maska.

?Duhet kontrolle nga kontrolluesit dikush duhet ta mbrojë popullin?.

Mbi 50% e të infektuarve nga kjo Komunë janë pikërisht në fshatin Tearcë. Për momentin 12 raste janë aktive ndërsa ka 4 vatra të infeksionit.

Bashkim Sulejmani