Studentet dhe sezoni i provimeve (12 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Deri në mes të Korrikut, maturantët dhe studentët bashkë me vapën durojnë edhe provimet. Ata që po mbarojnë shkollën e mesme tregojnë se vitet e gjimnazit nuk janë të mjaftueshme për të fituar konkursin në shkollat e larta. Një nxënës shprehet se janë kurset private ato që të shtyjnë më në brendësi të temës dhe të gjërave të kërkohen për shkollën e lartë.
Që vitin e kaluar, ka hyrë në fuqi një vendim ku si pas të cilit maturantëve mbetës u jepet dhe një shans në vjeshtë. Nëndrejtorsha e shkollës "Sami Frashëri" Semiha Molla tregon:
"Ata kanë të drejtën të japin pas datës 18-19 Gusht provimet e maturës, letërsinë, matematikën, fizikën, sikurse dhe këta të tjerët që janë këtu. Në mënyrë që para se të fillojnë konkurimet për universitet, të gjithë maturantët duke përfshirë dhe këta që mund të kenë mbetur në një lëndë apo dy lëndë, kanë të drejtë të marrin diplomën dhe të konkurojnë si gjithë shokët e tjerë."
Pasi kanë hyrë në shkollë të lartë, këtyre të rinjve u fillojnë të tjera shqetësime. Çdo të bëhet me ta kur të diplomohen? Ata shprehen se nuk është e lehtë sepse mundësitë në vend janë shumë të vështira. Por nëse nuk të vlen dhe aq për të gjetur punë, të paktën shkolla të ofron një përvojë të papërsëritshme në jetë, atë të kopjimit.

Gazetare: Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/