Top News - Nisma në Britani/ Kafeja kthehet në karburant

4 views
Përdorimi i madh i kafesë në bare lë pas edhe shumë mbeturina, duke nisur nga gotat plastike e deri tek mbetjet e saj që lihen të kalben nëpër fusha. Starbucks nisi të përdorë alternativat e riciklueshme për gotat e disponueshme. Por, mbetjet e kafesë, shpesh anashkalohet. Start up-i britanik Bio-Bean mendon se ka gjetur një mënyrë për t'i kthyer ato mbeturina në një burim të vlefshëm. Bota konsumon rreth 2 miliardë filxhanë kafe në ditë, duke prodhuar 6 milion tonë mbetje çdo vit, sipas një studimi të 2011-tës. Kur ato shkojnë në landfill, dekompozimi I tyre cliron në atmosferë gaze shkaktare të efektit serë, duke kontribuar kështu në ngrohjen globale. Bio-bean po shndërron në karburant 7,000 tonë mbetje kafeje në vit. Në 2017-tën, ajo krijoi një biokarburant me bazë kafen me qëllimin që ai të përdorej tek autobusët me naftë në Londër, por nuk ishte i qëndrueshëm nga pikëpamja tregtare, kështu që kompania e zhvendosi fokusin e saj tek karburantet solide për përdorim shtëpiak dhe industrial. Këto lëndë djegëse lëshojnë gazra serë kur digjen, por nëse ato zëvendësojnë karburantet e tjera me bazë karboni, Bio-bean vlerëson se procesi i riciklimit I zvogëlon emetimet në masën 80% në krahasim me dekompozimin në landfille. Firma ka arritur të ketë sukses me risinë e saj. ? Njerëz të tjerë mund të riciklojnë një apo 10 tonë kafe, por ne kemi ricikluar 20.000?, thonë drejtues të saj, të cilët shtojnë se për shkak të situatës së Covid 19, vëllimi i punës së tyre aktualisht, ka pësuar rënie.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Coffe#Britani#TopChannel