82 raste të reja me koronavirus u shënuan në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për nje tjetër viktimë duke e çuar numrin e vdekjeve në 37.
Gjatë ditëve të fundit numrin më të lartë të të prekurve e kanë institucionet, ministritë dhe bashkia e Tiranës.
Mësohet se gjyqtarëve, prokurorëve dhe administratës së këtyre institucioneve u është bërë tamponi pas kërkesës së tyre.
Gjithashtu edhe mjekët e spitalit francez këtë të hënë i janë nënshtruar testit për Covid, ndërkohë që pritet edhe rezultati i përgjigjeve të tyre.
Partia Demokratike foli edhe për raste brenda në Kryeministri. Ish-deputeti Bardh Spahia bëri përgjegjës Kryeministrin se nuk garanton respektimin e masave në institucionin që drejton.