Wake Up/ Antoneta Kastrati, ndër 10 regjisoret evropiane që konkurron në "Sidney Film Festival"

  • 4 years ago
Filmi "Zana" i regjisores kosovare, Antoneta Kastrati, gjatë këtyre ditëvë (10-20 qershor) konkurron në festivalin ndërkombëtar "Sidney Film Festival". Antoneta është një ndër 10 regjisoret femra nga Evropa që janë pjesë e këtij festivali. Deri më tani ky film është prezantuar në disa vende si në Chicago, në Toronto Film Festival e po ashtu ishte kandidaturë e Kosovës për "Oscar" vitin e kaluar. Filmi bën fjalë për një dramë mahnitëse, për traumën e pasluftës dhe për procesin e shërimit të saj, e treguar në një mënyrë të bukur, të thjeshtë, dhe tërheqëse nën interpretimin e aktores Adriana Matoshi. Ajo luan rolin e një gruaje kosovare, e cila vuan ende efektet shkatërruese të luftës dhe përpiqet të gjejë paqe aty ku mbizotëron vetëm tmerri. Ky film është frymëzuar nga kujtime dhe përvoja personale e regjisores Kastrati lidhur me traumën e luftës, që i ka kushtuar të ëmën e saj dhe një motër. Antoneta Kastrati nga Los Angeles na tregoi se filmi "Zana" flet për historinë e Lumes, e cila humbi vajzën e vetme gjatë luftës dhe ende përballet me ankthe gjatë natës, me presionin nga rrethanat e saj për të bërë një fëmijë tjetër, dhe me veten për të kapërcyer dhimbjen shpirtërore dhe për të vazhduar jetën e saj në paqe...

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel