Top News - Kuvend, raporti i SHISH/ Mafia shqiptare, rritje cilësore

  • 4 years ago
Një raport i Shërbimit Informativ Shqiptar i dorëzuar në Kuvend flet për herë të parë në gjuhë institucionale për një fakt të rëndësishëm mbi një kapërcim të krimit të organizuar në vend. Fakt, që deri tani nuk kanë folur dy institucione të rëndësishme të shtetit si? është Policia e Shtetit dhe Prokuroria, vetëm mediat, kryesisht ato të huaja.
Bëhet fjalë për kapërcimin cilësor të mafies shqiptare nga kanabisi tek kokaina. Një biznes që kërkon një status shumë më të lartë financiar, organizativ dhe infrastrukturor për një organizatë kriminale.

SHISH në raportin e dorëzuar në Kuvend, jo vetëm që e prezanton këtë fakt, por sjell dyshimet për një infiltrim të financimeve që kanë furnizuar krimin e organizuar nga qarqe korruptive që vijnë nga lidhja me politikën dhe shtetin.
Deri para ca viteve Shqipëria ka qenë vend tranzit i heroinës që vinte nga Turqia, ku morfinën bazë e qarkullonin në Ballkan. Pas fundit të viteve 90, në Shqipëri erdhi edhe heroina afgane, nga më të shtrenjtat dhe më cilësoret, ?ka solli një valë të tmerrshme të luftës mes mafias shqiptare, që shkaktoi qindra viktima në vend.

Por rasti i kokainës mbetet ende në enigmë. Si arriti mafia shqiptare të blejë direkt kokainën nga vendet e Amerikës Latine, Kolumbia, Ekuadori dhe Bolivia? Pasi këto biznese janë në duart e organizatave shumë të fuqishme që kërkojnë fuqi financiare dhe organizative. Madje në Shqipëri erdhën edhe pjesëtarë të klaneve latinoamerikane për të ndihmuar në përpunim dhe trafikim të drogës më fitimprurëse në botë.
Ndërkaq, SHISH ka sjellë në raportin zyrtar të gjitha faktet që janë bërë të ditur nga investigimi i Top Story në lidhje me trafikun e emigrantëve të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme. SHISH konfirmon mafian e trafikut të arabëve dhe lidhjen e kësaj mafia me struktura të larta shtetërore.
Sipas dokumentit të agjencisë së inteligjencës, ?nuk përjashtohet mundësia e shfrytëzimit të kësaj rruge, me dokumente false të siguruara nga krimi i organizuar, për infiltrim operativësh terroristë me synim kalim transit drejt vendeve perëndimore dhe testim të përdorimit të kësaj rruge nga terroristët?.
Krahas kësaj, SHISH nënvizon se ka të dhëna për favorizim të emigracionit të paligjshëm nga organizata të deklaruara si humanitare, të cilat organizojnë trafikun e klandestinëve nga Turqia drejt Greqisë, Shqipërisë dhe më pas drejt Evropës Perëndimore. Raporti ende nuk është i plotë, pasi është dhënë për mediat pjesë-pjesë. Deri tani nuk është publikuar nga Kuvendi, ?ka ndodh ne raportet e tjera. Por pas publikimit dhe diskutimit në Kuvend, hapi i radhës i takon SPAK, të hetojë menjëherë të implikuarit.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realit...