Top News - Maqedoni e Veriut/ Zgjedhjet do mbahen ne 15 korrik

  • 4 years ago
Partitë politike në Maqedoninë e Veriut kanë gjetur më në fund gjuhën e kompromisit për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare; ato u vendos të mbahen në 15 korrik. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev, pas një takimi me liderin e opozitës, Hristijan Mickovski. ? Që populli të mos vuajë dhe Mickoski e VMRO-DPMNE-ja ta tregojnë me vepra përgjegjshmërinë e tyre, 15 korrikun e përcaktuam si datën përfundimtare dhe të vetme për mbajtjen e zgjedhjeve, pjesë e të cilave do të jetë dhe opozita. Bisedova përsëri sot me Mickoskin, kërkuan mesin e korrikut, dhe ja ku e kanë?, deklaroi Zaev. Marrëveshjen e konfirmoi dhe kreu VMRO-DPMNE-së, I cili theksoi se kushtet që kishin vendosur, ishin pranuar: së pari protokollet për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, së dyti misioni I OSBE/ODIHR-së për të mbrojtur vullnetin e tyre. ?Maqedonia është në një situatë të keqe, është sulmuar fuqishëm pavarësisht krizës ekonomike dhe të fortë shëndetësore. Që të ndalet e gjithë kjo, ka një rrugëdalje, dhe kjo është humbja bindëse në zgjedhje e Zaevit dhe LSDM-në?, ka shkruar Mickovski në një postim në Facebook. Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se konsensusi i arritur për datën e zgjedhjeve, ka evituar krizën politike që rrezikonte vendin. Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut duhej të mbaheshin më 12 prill, por u anulluan për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe gjatë kësaj kohe, vendi ka funksionuar pa parlament, por me qeveri teknike.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MaqedonieVeriut#Zgjedhjet#TopChannel