Rihapja e lokaleve dhe restoranteve me probleme, nuk respektohet protokolli shëndetësor

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Përpos pakujdesisë në rrugë, edhe në bare dhe restorante, situata me mosrespektimin e masave është problematike. Përfaqësuesi i kësaj shoqate, thotë se fajtor janë vet klientët, të cilët në shumë raste, nuk e respektojnë distancën.

Prej 1 muaji, baret dhe restorantet ofrojnë shërbim me protokoll strikt për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Por nga vëzhgimi i bërë në terren, duket se rregullat e reja, nuk respektohen.

Përfaqësuesi i shoqatës, Enri Jahaj, shprehet se në të shumtën e rasteve, për këtë situatë, përgjegjës janë vetë qytetarët.

Jahaj: Nëse një tavolinë është e vendosur në një pozicion të caktuar, klienti e lëviz karrigen duke bërë kështu të humbet dhe distancimi. Në këtë moment kur ne i tërheqim vëmendje klientit kemi hasur vështirësi në komunikim.

Nga ana tjetër, thekson se ky sektor vijon të mbeten në vështirësi, pasi konsumi, sipas të dhënave, është përgjysmuar.

Jahaj: Kemi një rënie rreth 40 përqind të klientelës.

Jahaj thekson muajt e ardhshëm mund ti përballin bizneset në vend me sfida të vërteta financiare, edhe për shkak të mungesës së turistëve dhe sjelljes së re të qytetarëve.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rihapja-e-lokaleve-dhe-restoranteve-me-probleme-nuk-respektohet-protokolli-shendetesor

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp