Raporti javor, qindra leje qarkullimi të bllokuara

  • 4 years ago
Policia Rrugore ka publikuar të dhënat sa u përket personave të ndaluar dhe shkeljeve që ata kanë bërë me mjetet e tyre gjatë javës së fundit.


Bëhet me dije se janë arrestuar në kushtet e flagrancës 20 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 në gjendje të dehur dhe 15 të papajisur me leje drejtimi.

Njoftimi:

Tiranë

Shpejtësia dhe alkooli, në fokusin e rrugorëve të kryeqytetit.

Krahas masave për kufizimin e përhapjes së infeksionit COVID-19, efektivët e Policisë Rrugore të kryeqytetit kanë vijuar kontrollet parandaluese për shkeljet që janë jo vetëm rrezik i shtuar për aksidentet rrugore, por edhe fenomen shqetësues për mbarëvajtjen e trafikut në tërësi.

Patrullimet dhe kontrollet janë përqendruar në ato segmente rrugore, si brenda dhe jashtë qytetit, të cilat janë evidentuar me risk të lartë për ngjarje rrugore. Si rezultat i kontrolleve gjatë kësaj jave janë konstatuar dhe:

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 20 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 në gjendje të dehur dhe 15 të papajisur me leje drejtimi;
Janë pezulluar 139 leje drejtimi, nga të cilat 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 89 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 40 për shkelje të tjera të ndryshme;
Janë proceduar administrativisht 56 drejtues mjetesh, për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor);
Janë proceduar 225 drejtues mjetesh të ndryshme, të cilët janë konstatuar se qarkullonin apo pushonin mjetet e tyre në korsitë e dedikuara të shërbimit publik dhe në pistat e rezervuara për biçikletat;
Janë proceduar 269 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.
Janë proceduar 246 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#TopChannel