Top News - Amendamenti i PPE/ Rezoluta për Ballkanin perëndimor

  • 4 years ago
Grupi i Partive Popullore Europiane ka dorëzuar sot një amendament për Rezolutën mbi Ballkanin Perëndimor, për të cilën diskutohet këtë javë në Parlamentin Europian. Rezoluta e hartuar nga eurodeputeti socialist kroat Tonino Picula është cilësuar e përgjithshme nga PPE-ja, e cila I mëshon idesë së 15 kushteve të vendosura nga Këshilli i BE-së për Shqipërinë. Kjo duket ka nxitur paraqitjen e një amendamenti të posacëm, me firmën e eurodeputetes, Kinga Gàl, raportere e PPE për këtë rezolute, si dhe me kërkese të reporterit për Shqipërinë, David Lega dhe dritën jeshile të koordinatorit Michael Gahler. Aty ? theksohen 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare?. Shqetësimi i eurodeputetëve erdhi pasi në Këshillin Kombëtar të Integrimit nuk u përmendën 15 kushtet e BE-së e sidomos ato që lidhen me hetimin dhe dënimin e krimeve elektorale, anulimin e paketës anti-shpifje, nevojën për zgjedhje të lira e të ndershme si dhe anomalinë e pushtetit lokal. Deklarata nënvizon se kjo situatë se bie ndesh me nocionin baze të demokracisë pluraliste, ndërsa përsërit kushtin e BE dhe të Bundestagut që një gjë e tillë të sqarohet sa më parë. PPE pretendon që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen së bashku me ato lokale dhe që marrëveshja e arritur për reformën zgjedhore, të implementohet sa më shpejt.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PPE#TopChannel

Recommended