Ora News - Covid “shpërthen” në rrethe, mbyll Urbanistikën në bashkinë Durrës

Ora News Lajme

by Ora News Lajme

0 views
#tvora #rtvoranews
Institucionet dhe bizneset janë kthyer në vatra të koronavirusit, ndërsa vatrat po rishfaqen në shumë qytete të vendit. Në Durrës, bashkia mbylli shërbime, për shkak se një punonjës është konfirmuar pozitiv.Por pavarësisht rritjes së rasteve, qytetarët mbeten neglizhentë.

Koronavirusi po përhapet me ritme të shpejta sërish pas heqjes së masave kufizuese, ndërsa institucionet dhe bizneset janë kthyer në vatra kryesore.

Pas QSUT në Tiranë, poliklinikave në kryeqytet e Shkodër, koronavirusi ka vënë në alarm edhe Bashkinë e Durrësit.

Konfimimi pozitiv me Covid 19 i një punonjësi pranë institucionit ka detyruar mbylljen e shërbimeve për qytetarët në zonën e Urbanistikës.

Por në zyrat e tjera të institicionit shërbimi vijon me masa të shtuara siç tregojnë këto pamje.

16 raste të reja janë konfirmuar në 48 orët e fundit në Bashkinë Shkodër, që mbetet bashkia me numrin më të lartë të infektuarve aktivë pas Tiranës.

Burimet thanë se të prekurit janë kontakte të pacientëve të konfirmuar me herët me KOVID 19, ndërsa infektimi sipas epidemiologëve lidhet me neglizhimin e masave parandaluese!

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/covid-shperthen-ne-rrethe-mbyll-urbanistiken-ne-bashkine-durres

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv