Në mbyllje të sezonit të shfaqjeve në Teatrin Kombëtar është gjetur një tjetër mundësi për të mbajtur pranë qytetarët e Tiranës. Një pishinë e vogël në oborrin e teatrit tashmë të riparuar për tre muajt e verës, do të jetë e hapur për qytetar të ndryshëm.
Pishina ka ekzistuar aty prej vitesh që në kohën e Italisë, kur kompleksi i godinave funksiononte si një qendër për çlodhje. Vitet e fundit ambienti mjaft i amortizuar nuk ka lejuar shfrytëzimin e saj. Me një riparim jo tepër të kushtueshëm sot pishina vihet në dispozicion jo vetëm të artistëve të Teatrit Kombëtar, por dhe për këdo që duke paguar fare pak është i lirë të kaloj disa orë këtu.
Për tre muaj të sezonit të nxehtë, administrata e teatrit ka llogaritur që me paratë që do të sjellë në arkë shfrytëzimi i pishinës të realizohen dy shfaqjet e miratuara për sezonin më të afërt teatror./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!