Rikthehen 'puthjet e përqafimet' (Vëzhgimi i Report Tv në Tiranë)

  • 4 years ago
Janë këto disa nga momentet e dhënies së duarve, ecjes pranë njëri tjetrit dhe përqafimeve.

Edhe taksitë duket sikur kanë harruar kushtet që duhet të plotësojnë për të qarkulluar, ku në disa prej tyre nuk respektohen vendosja e maskave e dorezave.

Nuk mungojnë edhe ata të cilët për kamerën e Report Tv shprehen se masat janë të domosdoshme, por sipas këtij zotërie COVID-19 ka shkaktuar vetëm dy vdekje në Shqipëri, të tjerat raste kanë pasur edhe komplikacione të tjera.

"Masat janë të mira për t'a parandaluar, por nga të gjithë ata që kanë ndërruar jetë, 2 veta mund të kenë ndërruar nga COVID-i, të tjerët të gjithë i kanë pasur komplikacione. Mosdhënia e dorës, është një problem relativ, kjo është gruaja ime, unë mund të rri 2 m larg, por në shtëpi jemi bashkë. Maskën e vë kur jemi të detyruar. Prej 9 Mars 2020 zyrtarisht në vendin tonë është regjistruar rasti COVID-19 dhe deri më tani nga 12 qarqe të vendit asnjë s'ka mbetur i paprekur nga virusi.