Mbyllet bashkia e Durrësit/ Nis dezinfektimi pasi një person u prek nga Koronavirusi

  • 4 years ago
Infektimi i një prej punonjëseve të Bashkisë Durrësit me SARS-CoV-2 ka vënë nën alarm të gjithë punonjësit e saj këtë të shtunë.


Shërbimet e higjienës bënë dezinfektimin e të gjitha ambienteve të brendshme të godinës, si masë parandaluese për përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Drejtues e punonjës të bashkisë, që për shkak të situatës me të cilën po përballet Durrësi që pas tërmetit kanë punuar zakonisht edhe të shtunave, u sprapsën.

Askush nuk u fut në zyra, ndërsa shërbimi epidemiologjik nisi gjurmimin e rasteve të kësaj vatre të re në terren. Specialistja e bashkisë që rezultoi pozitive, pas testit të kryer një ditë më parë, dyshohet se është infektuar nga e bija që punon në bashkinë e Tiranës. Kryeqyteti është kthyer në vatrën më përhapëse të infektimit gjatë ditëve të fundit.

Në Durrës, testit të tamponit po i nënshtrohen të gjithë kontaktet e afërta me punonjësen e infektuar, ndërsa punonjësit e sektorit të Urbanistikës janë vetëkarantinuar në pritje të rezultateve të testit të tamponit. Durrësi numëron 19 raste aktive dhe 7 viktima nga Covid-19.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres#TopChannel

Recommended