Ora News - "Veliaj sulm TV Ora", PD: Armiku më i madh i medias, mesazhe mafioze

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një muaj më parë, mediat vendase dhe ato ndërkombëtare, gazetarë, personalitete politike, organizata të Shoqërisë Civile në Shqipëri dhe jashtë saj u renditët në mbështetje të televizionit Ora.

Në atë kohë ishte ISHSH që pas vendosjes së një gjobe për shkak të emisioneve me debat, dërgoi dhe një tjetër shkresë për mbylljen e televizionit.

Pikërisht pas kësaj kërkese, pas verifikimit të parregullsive në aktekspertim dhe reagimit të fortë brenda dhe jashtë Shqipërisë, ISHSH korigjoi vendimin duke tërhequr kërkesën për mbyllje.

Ashtu si dhe ju kemi informuar, presionet nuk kanë ndalur. Prej muajsh kreu i Bashkisë së Tiranës ka vazhduar shantazhin ndaj gazetarëve dhe presidentit të Yldon Media Group, Ylli Ndroqi. Situata ka vënë në alarm dhe opozitën e vendit

Vokshi: Rasti i televizionit Ora është më flagranti në rradhën e gjatë të mediave që Erion Veliaj i kërcënon me qëllim mbylljen e gojës. Gazetarët e RTV Ora janë prej muajsh nën sulmin e pandërprerë të Erion Veliaj për shkak të punës së pavarur të gazetarëve që vënë në dukje abuzimet skandaloze të Bashkisë së Tiranës, shkeljen e ligjit në tendera dhe dhënien e lejeve korruptive të ndërtimit.

Ish kryetarja e komisionit të medias Albana Vokshi, përmes deklaratës për mediat u shpreh se po përdoren dhe segmente të shtetit.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/denocimi-i-pd-se-veliaj-me-metoda-mafioze-po-mundohet-ti-mbylle-gojen-rtv-ora


Follow TV Ora dhe RTV Ora News


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3


For more content from click HERE www.oranews.tv


Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s


Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID


Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp


Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv