JK Rowling rrëfeu për herë të parë historinë e dhimbshme të abuzimeve në familje dhe sulmeve seksuale për herë të parë, dhe këtë e bëri përmes një eseje të gjatë dhe shumë personale, të shkruar si përgjigje ndaj kritikave që iu bënë komenteve të saj publike për çështjet e transgjinorëve.
Në një deklaratë prej 3600 fjalësh, autorja e ?Harry Potter?, përshkroi më shumë hollësi se si është përfshirë në debatin ? gjithmonë e më të hidhur e të polarizuar? rreth konceptit të identitetit gjinor. Ajo tregoi se është ?abuzuar dhe vetë në familje, e ka rënë pre e agresionit seksual?, duke i cituar këto fakte përkrah besimit të saj te liria e fjalës dhe përvoja si mësuese.
?Unë po i përmend këto gjëra tani jo në një përpjekje për të mbledhur simpatinë, por jashtë solidaritetit me numrin e madh të grave që kanë histori si ato të mia, të cilat janë lodhur për shqetësime rreth hapësirave të një seksi,? shkroi Rowling.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.