Rekordi alarmues me shifrat e COVID/ Paralajmërimi i Ramës: Ndryshoni sjellje nga sot ose karantinë

  • 4 years ago
TIRANË- Shifrat alarmante të rasteve të reja në 24 orë me COVID-19, e kanë detyruar kryeministrin Edi Rama që të "mos mbajë fjalën e tij". Ai kishte njoftuar më 27 maj se ishte komunikimi i fundit i tij për COVID-19, por rritja e numrit të të infektuarve, veçanërisht të të shtruarve në spital dhe mungesa e ndërgjegjësimit nga ana e qytetarëve, kanë bërë që kryeministri Edi Rama të paralajmërojë të gjithë që të ndryshojnë sjellje, në të kundërtën do të rikthehet karantina, njësoj si më parë.