Top News - 60.000 copë! Shkencëtarët australianë, dronë për të shpëtuar breshkat e gjelbra

  • 4 years ago
Shkencëtarët australianë po përdorin dronët për të shpëtuar breshkat e detit.


Ishulli Raine, në cepin më verior të Australisë, është vendi ku mblidhen çdo vit rreth 60.000 breshka të gjelbra, të cilat migrojnë për qindra kilometra nga Barriera e Madhe Koralore për të lëshuar vezët e tyre. Ekspertët që punojnë për të mbrojtur speciet e rrezikuara ishin munduar shumë të gjenin mënyrën më të mirë për të gjurmuar këtë rrugëtim të tyre, dhe një raport i publikuar nga revista ?PLOS One? tregoi se përdorimi për herë të parë i dronëve për këtë qëllim, ka nxjerrë në pah se shifrat janë nënvlerësuar me më shumë se 50 përqind.

Pamjet mahnitëse të publikuara nga Fondacioni Great Barrier Reef treguan me mijëra breshka duke notuar në ujërat e kristalta blu të oqeanit.

?Përpjekjet për t?i numëruar më parë breshkat nga një varkë e vogël në një det të trazuar, padyshim që kanë qenë të vështira. Përdorimi i dronëve është mjaft më i lehtë dhe i saktë, e për më tepër, të dhënat mund të procesohen menjëherë?, u shpreh Andrew Dunstan.

Puna e këtij ekipi si pjesë e Projektit të Rimëkëmbjes së Ishullit Raine, gjithashtu përfshin rindërtimin e plazheve ku gjenden foletë e tyre dhe ndërtimi i rrjetave mbrojtëse për të parandaluar ngordhjen e breshkave.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
##Turtle#Australia#TopChannel