Basha me bizneset në njësinë 4: Në kushte të vështira për bukën e gojës, taksat për oligarkët
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vazhdon me turin e takimeve me bizneset e vogla. Ai është ndaluar në njësinë 4 në Tiranë, ku fajtore për situtën ekonomike bën qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Sipas Bashës, bizneset ankohen se ka rënë fuqia blerëse, ndërsa paratë e taksave të shqiptarëve po pasurojnë oligarkët.
"Pamundësia për të siguruar mbijetesën ka prekur shumicën e shqiptarëve. Nga mëngjesi deri në orët e vona të mbrëmjes në këmbë, në kushte të vështira për bukën e gojës e në fund dalin me humbje: Kjo është e vërteta e përditshme e shitësve dhe sipërmarrësve te vegjël në Njësinë Nr. 4 në Tiranë. Përditë nga çdo qytetar, pensionist apo i ri, konsumatorë apo tregtarë dëgjoj të njëjtin shqetësim; Rënie e fuqisë blerëse, rritje e faturave dhe e çmimeve, pasiguri dhe pamundësi për të nesërmen", shkruan Basha në Facebook.Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se Rama në këto 7 vite nuk ka bërë asgjë për qytetarët, të cilët kanë nevojë për mbështetje. Për të dalë nga kriza, sipas Bashës duhet një qeverisje normale.

Category
📺
TV