Top News - Maqedoni e Veriut/ Rëndohet bilanci i koronavirusit

  • 4 years ago
7 persona të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në maqedoninë e veriut, ndërsa 6 janë shëruar. Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë në këtë vend, të mërkurën u shënua kështu një numër viktimash më i lartë se numri i të shëruarve. Mosha e viktimave të 24 orëve të shkuara, luhatet nga 46 deri në 87 vjec. Tre viktima janë nga shkupi, 2 nga tetova dhe 1 nga shtipi. Një prej pacientëve madje ka ndërruar jetë ndërsa transportohej me ambulancë ndërsa katër të tjerët ishin shtruar në spital dy ose tre ditë më parë. Për sa i takon rasteve të reja, autoritetet raportuan 125 infektime në 24 orët e shkuara, shifër kjo që në krahasim me një ditë më parë, shënon rritje. 71 për qind e rasteve janë regjistruar në kryeqytetin shkup. Ndërsa në shtip, deri më tani, gjithsej 126 punonjës të fabrikave të tekstilit kanë rezultuar pozitivë. Bashkë me shifrat e fundit, në total janë 164 viktimat e regjistruara në maqedoninë e veriut që nga fillimi i pandemisë. Në nivel vendi janë 1536 rastet aktive me koronavirus dhe shifrat tregojnë një kryesim të shkupit me gjithsej 944 raste aktive, i ndjekur nga shtipi, kumanova dhe tetova. E ndërsa bilanci i koronavirusit në maqedoninë e veriut, vazhdon të rritet, që kur vendi filloi zbutjen e masave kufizuese të ndërmarra më herët, aleanca për shqiptarët thotë se e gjithë kjo vjen si pasojë e keqmenaxhimit të krizës nga ana e qeverisë dhe sipas saj, ministri i shëndetësisë, venko filipce si edhe koordinatori i krizës, Bujar Osmani, duhet të japin dorëheqjen.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MaqedonieVeriut#TopChannel