Zgjedhjet e parakohshme, partitë akoma pa konsensus

  • 4 years ago
Nuk ka akoma asnjë nismë për takim tjetër liderësh te Presidenti Stevo Pendarovski dhe as seancë të caktuar të Këshillit të Sigurisë. Nga kabineti i Presidentit thonë se nuk dihet nëse dhe kur këto takime do të mbahen. Të shtunën skadon gjendja e katërt e jashtëzakonshme me kohëzgjatje prej 14 ditësh. Përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme, sipas LSDM-së, me automatizëm cakton datën e zgjedhjeve.

Sigurisht nëse nuk vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme, data e zgjedhjeve është e definuar, 5 korriku - tha Kostadin Kostadinov, LSDM.

Nga partia më e madhe në pushtet më nuk synojnë konsensus, edhe pse VMRO-DPMNE-ja nuk pranon zgjedhje të shpejta.

Qëndrimi i të gjithë personave të përgjegjshëm në shtet duhet të udhëhiqet nga qindra rastet e reja të të infektuarve me virus dhe jo nga pozitat politike të dikujt - u shpreh Ivanka Vasilevska, VMRO-DPMNE.

Institucioni që propozon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme është Qeveria por deri tani nuk ka vendim. Nga KSHZ-ja thonë se do të presin të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme për të parë se si do të vazhdojnë me aktivitetet e organizimit të zgjedhjeve.

Fatlume Dervishi