Top News - Në Durrës, apo Kabul! Qyteti nën ''pushtetin'' e mbetjeve

2 views
Prej një muaji Durrësi, është kthyer në kryefjalë për mbetjet urbane. Situata është përkeqësuar aq shumë, sa të krijonte përshtypjen se qyteti bregdetar më shumë ngjante me Kabulin, sesa me një qytet që pret turistë, apo pushues nga brenda vendit. Qindra ton mbetje urbane që derdhen rrugëve, apo lagjeve të qytetit janë pamja që ofrohet përditë.
Pika e grumbullimit të mbetjeve urbane në Durrës, prej vitesh e kthyer në një problem serioz tashmë do të jetë një park multifunksional, një zgjidhje e Qeverisë shqiptare për ta kthyer këtë zonë për aksesim jo vetëm nga banorët, por edhe studentët, pasi universiteti ndodhet shumë pranë.
Në Porto Romano, mbetjet urbane digjeshin sistematikisht, duke u kthyer në rrezik serioz për qytetin bregdetar. Ky rrezik i grumbullimit të maleve të larta me plehra, që rritej edhe me tepër dhe me sezonin e verës, u kthye në shqetësim për qeverinë.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi pezullimin e depozitimit të mbetjeve në Porto Romano, duke hedhur idenë se mbetjet do të depozitohen në landfillin e Sharrës në Tiranë.
Rama e cilësoi Porto Romanon si vatrën gjysmë shekullore kancerogjene për banorët. E pabindur në këtë u duk se ishte bashkia, e cila në pamundësinë e saj financiare nuk përkrahu mendimin për depozitimin e mbetjeve në Ladfillin e Sharrës.
Madje, 10 ditët e fundit tentoi rrugë të dyta, siç ishte rikthimi në funksion i në depozite plehrash në Sukth, gjë që hasi në kundërshtinë e banorëve, që protestuan.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres#Mbetjet#TopChannel