• 4 years ago
Sipërmarrja i mirëpret nismat e qeverisë për të hequr tatimin mbi fitimin dhe pagesën e TVSH-së deri në vitin 2029, për biznesin me qarkullim deri në 14 milionë lekë. Kreu i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka thotë në konferencë për mediat se një nismë e tillë i jep frymëmarrje biznesit dhe ecuria e biznesit të vogël bëhet e qëndrueshme.

?Nisma për heqjen e TVSH dhe të tatimit mbi fitimin për sipërmarrjen deri në 14 milionë lekë është e mirëpritur. Normalisht do të ketë efekte pozitive sepse një sipërmarrje deri në 14 milionë lekë nëse lirohet nga TVSH-ja dhe tatim fitimi është një përfitim i drejtpërdrejtë. Në rast kur kemi përjashtim ose heqje të këtyre tarifave do të thotë se është një frymëmarrje dhe që krijon mundësi ekonomike që kjo shtresë e sipërmarrjes shqiptare të kthehet në një nga sektorët më të qëndrueshëm në ekonominë reale?, u shpreh Nikolin Jaka.

Nga përjashtimi i tatimit mbi fitimin pritet të përfitojnë bizneset me xhiro  5 deri në 14 milionë lekë xhiro, të cilët paguajnë 5% taksë çdo vit, pasi bizneset deri në 5 milionë nuk paguajnë. Ndërkohë për heqjen e TVSH-së ekspertë të fushës por edhe përfaqësues të financave dhe tatimeve janë skeptik, pasi reduktimi i të ardhurave do të jetë i lartë. Aktualisht po diskutohet rritja e pragut të TVSH-së mbi 2 milionë lekë, ose heqja plotësisht. Përfitues të këtyre përjashtimeve do të jenë mbi 32 mijë biznese të vogla. Nga ana tjetër sipërmarrja kërkon hartimin edhe të një pakete të menjëhershme afatmesme, pasi humbjet nga COVID-19 janë të mëdha.

?Sot në Shqipëri 26% e GDP-së janë të ardhura, pjesa tjetër është ekonomi që qarkull në sipërmarrjet privat. Nëse buxhetit i mungojnë 10% e të ardhurave, sipërmarrjes i mungojnë 40% sepse është katërfish. Kemi me krijimin e një fondi garancie në vlerën e 500 milionë euro dhe nuk duhet të jetë me normë interesi më të lartë se 1%?, tha Jaka.

Category

📺
TV

Recommended