Lëkundja e djeshme pasgoditje e tërmetit të 26 nëntorit, me magnitudë 4.2 nuk shkunden ndërtesat

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ditën e djeshme (8 qershor) Tirana dhe Durrësi janë goditur nga një tërmet me magnitudë 4.2 duke shkaktuar panik te njerëzit.

I ftuar në emisionin ''Ditë e Re'' me gazetarët Ariola Shehu dhe Arjon Muça, sizmiologu Rexhep Koçi tha se lëkundjet e djeshme janë pasgoditje e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Sipas tij, tërmetet me magnitudë 4.2 nuk janë të një kategorie të tillë që mund të shkundin ndërtesat.

Rexhep Koçi: ''Dje ka pasur që në orët e para të mëngjesit një riaktivizim të zonës së tërmetit të 26 nëntorit. Ka nisur riaktivizimi me një tërmet me magnitudë 3.7. Pastaj ka patur disa pasgoditje të vogla, më tej një periudhë qetësie deri në orën 17:20 është gjeneruar një tërmet me magnitudë 4.2.''

''Shqipëria është vend me aktivitet sizmik, por zona që ne po flasim sot është goditur nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit, dhe periudha që kemi jetuar nga 26 nëntori e deri më sot ka qenë një periudhë post tërmetore që ka gjeneruar tërmete të mëdhenj në numër por të vegjël përsa i përket fuqisë.''

''Tërmeti është regjistruar në orën 17:20, ka qenë në zonën e Ishmit në afërsi të fshatit Kuraten, me një thellësi të vogël 6 kilometër. Ne nuk i konsiderojmë tërmetet me magnitudë 4.2 si tërmete që mund të shkundin godinat. Është e vërtetë që njerëzit e kanë përjetuar keq atje tërmetin e 26 nëntorit sepse pati viktima, dëme të shumta, por tërmeti i djeshëm nuk ishte i ishte i asaj kategorie.''


Më tej sizmologu Koçi shtoi se tërmetet nuk mund të parashikohen, dhe se nuk dihet nëse do ketë pasgoditje të tjera.


Për më shumë lexoni në:

https://oranews.tv/article/koci-lekundja-e-djeshme-pasgoditje-e-termetit-te-26-nentorit-me-magnitude-42-nuk-shkunden-ndertesat


Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Z5QMsLDCFJo

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv