Virusi korona, politika parakalon ekspertët

  • 4 years ago
Funksionarët partiak parakalojnë autoritetet shëndetësore në vlerësimin e situatës me virusin korona dhe aplikimin e masave të reja. Kryeministri Zoran Zaev, para se të flasë për nevojën e zgjedhjeve të shpejta, thotë se ndikimi i virusit është zbehur.




Virusi dobësohet por është prezent gjithkund. Dobësohet efekti i tij. Ju e shihni se janë josimptomatikë të gjithë të sëmurët e rinj nga virusi ose nuk ka temperaturë dhe rrjedhje të hundëve por shpërndahet- deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDm.

Autoritetet kompetente shëndetësore bënë një vlerësim të ngjashëm të njëjtën ditë por tre orë pas Zaevit. Edhe zv/kryeministri Bujar Osmani në disa raste i ka paraprirë komentimit të masave kufizuese para se ato të miratohen dhe ka njoftuar për seriozitetin e numrit të të infektuarve para se ai të bëhet publik nga Ministria e Shëndetësisë. Raste të ngjashme ka pasur më shumë javëve e fundit.

Sipas politologut Ivan Stefanovski, nuk duhet të na habisë fakti që partitë edhe këtë situatë e shfrytëzojnë për pikë politike.

Shikoni, nuk është patjetër të ketë presion direkt por mjafton ai zinxhiri i marrjes së vendimeve. Deri sa zgjedhjet dhe lojërat politike ishin në plan të dytë, Qeveria, pa hezitim miratonte gjithçka që propozonte Komisioni, ashtu edhe siç duhet të jetë, sepse komisioni formohet nga persona kompetentë. Nga momenti kur mbisunduan interesat politike, atëherë Qeveria filloi të sjell vendime që nuk janë tërësisht në linjë me propozimet e komisionit për sëmundje ngjitëse- pohoi Ivan Stefanovski, politolog.

Politika mbizotëroi autoritetet shëndetësore në kohën kur u vendos për orën policore gjatë festës së Fitër Bajramit. Qeveria nuk miratoi të plota propozimet e komisionit por i modifikoi ato.

Fatlume Dervishi