LIVE/ Edicioni informativ i orës 09:00 - 6 qershor 2020

  • 4 years ago
Sot me marëveshjen për kodin e ri zgjedhor opozita ka të drejtën të thërrasë fitore, pasi ajo arriti të kapë të gjitha objektivat që i kishte vënë vetes ditët e fundit.

Ndonëse kishte arritur më parë hapjen e kutive dhe vendosjen e kamerave në qendrat e votimit, PD dhe LSI u vunë në vështirësi kur pala qeveritare as nuk pranonte të dëgjonte për kontrollin biometrik. Edhe më të vështirë e bëri situatën këmbëngulja e Ramës për të mbushur me punonjës rilindas të administratës të gjithë hierarkinë e numërimit të votave.