Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, e ka justifikuar ndërhyrjen e trupave RENEA në Teatrin Kombëtar me zërat që flisnin për vendosje eksplozivi brenda godinës. Në interpelancën e kërkuar nga opozita ministri Lleshaj mbrojti policët që dolën në protestë pa numra identifikimi, duke thënë se emrat e tyre opozita nuk do t?i marrë asnjëherë.
"Për sa i përket RENEA-s, ajo ka qenë te teatri për arsye se ka patur nevojë për kontrollin e godinës për të cilin ishin bërë aludime se do të përdorej forcë, kishte dyshime se do të kishte lëndë eksplozive dhe përpara fillimit të punës për shkatërrimin e godinës RENEA me njësinë e saj antieksploziv ka bërë verifikimin e godinës për të parandaluar rrezikun që mund të përbënte për qytetarët?.
Me këtë argument, të bazuar te zërat dhe jo te informacioni policor, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka justifikuar përfshirjen e forcave speciale RENEA në shembjen e Teatrit Kombëtar.