Ora News - Përdhunuan 13 vjeçaren në Kavajë, lirohen nga burgu 7 adoleshentët

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Gjykata e Apelit Durrës ka nxjerrë nga qelia duke u vendosur dënime alternative 7 të rinjtë të dënuar për përdhunimin e një të miture, ngjarje e ndodhur në Kavajë. Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se shkak për lirimin kanë qenë mosha e tyre, pendimi si dhe vazhdimi i shkollimit.

Gjykata e Apelit Durrës ka nxjerrë nga burgu duke u dhënë dënim alternative 7 adoleshentëve të shpallur fajtorë dhe të dënuar për përdhunimin e një 13 vjeçare në Kavajë.

Ngjarja shokoi gjithë shoqërinë ndodhi një vit më parë, ndërsa këto ditë një tjetër ngjarje shokoi sërish komunitetin.

Bëhet fjalë për historinë e abuzimit seksual të një tjetër adoleshenteje në Tiranë.

Vendimi lehtësues për 7 adoleshentët që i nxjerr nga burgu dhe ua konverton dënimin e mbetur me punë në komunitetet është marrë të martën.

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kështu vendimin e shkallës së parë që i kishte shpallur ata fajtorë dhe i dënoi me burg.

Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se shkak për lirimin kanë qenë mosha e tyre, pendimi si dhe vazhdimi i shkollimit.

Në 20 shkurt të këtij viti, gjykata e shkallës së parë e Durrësit dënoi nga 3 deri në 7 vite burg adoleshentët e shpallur fajtor për veprën penale të kryerjes së ?Marrëdhënies seksiale ose homoseksuale me të mitur?, në bashkëpunim.

Sipas dëshmive dhe dosjes hetimore, e mitura ra pre e shantazhit me kërcënimin se do ti publikonin video intime në rrjetet sociale.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/abuzuan-seksualisht-me-te-mituren-ne-kavaje-1-vit-me-pare-apeli-liron-nga-burgu-7-djemte-do-punojne-ne-komunitet

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv