Nis zbatimi i programit te granteve te rikonstruksionit

  • 4 years ago
Ministri i Rindërtimit dhe koordinator për hartimin e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes, Arben Ahmetaj në një deklaratë për mediat bëri të ditur se ka nisur zbatimi i programit të granteve të rikonstruksionit me Bashkinë Shijak, pas dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti që goditi vendin në 26 Nëntor 2019.

Ahmetaj tha se janë 1174 familje në banesa individuale dhe 27 banesa kolektive të cilat përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre.

Gjatë komunikimit publik, Ahmetaj tha se procesi vijon në bashkitë e tjera dhe në ditët në vijim do të miratohen fondet për përfituesit e rinj.

?Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët në nevojë për riparime të dëmeve të tërmetit. Po sot miratuam në qeveri shpalljen e zonës për rikualifikim dhe Rindërtim pas pasojave të tërmetit në Parkun Arkeologjik të Durrësit dhe marrëveshjen e bashkëpunimit me qeverinë turke, që do t?i hapë rrugë fillimit të punimeve në kantierin e Rindërtimit në Laç?. /tvklan.alSUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended