Top News - Italia hap kufijtë për turistët

1 view
Derisa Evropa gradualisht po lehtëson masat e izolimit dhe kufizimet kundër pandemisë, Italia rihapi kufijtë e saj për turistët nga shumica e vendeve të tjera evropiane.


Kufizimet e udhëtimit brenda vendit gjithashtu do të shfuqizohen, në mënyrë që njerëzit të lëvizin lirshëm midis rajoneve të ndryshme.

?Ne po përballemi me një rrezik pasi lakorja e të infektuarve mund të rritet përsëri?, tha kryeministri Italian, Giuseppe Conte, në muajin maj, kur njoftoi për planet e lehtësimit të masave.

Turizmi është jetik për ekonominë e Italisë.

Vendi po përballet me recesionin më të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Italia, në muajin mars vendosi masa të ashpra të izolimit, pasi numri i të infektuarve nga koronavirusi po rritej me shpejtësi.

Italia është një nga vendet më të goditura në Evropë nga pandemia, me më shumë se 230,000 të infektuar dhe 33.500 vdekje.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GiuseppeConte#Italy#TopChannel