Wake Up/ 87% e të rinjve kërkojnë në Google për të vendosur një llambë apo një vidë

  • 4 years ago
Duket se gjithmonë e më tepër, ve?anërisht të rinjtë i drejtohen Google për ?do veprim që duhet të bëjnë, qoftë edhe për punët më elementare. Bëhet fjalë për një studim të kompanisë së biznesit "Plusnet", ku kanë marrë pjesë 2000 të rinj të moshës 25-34 vje? (Millenians). Ata nuk ndjehen të sigurt për të për as një riparim të vogël hidraulik, apo elektrik, madje as për të ndërruar një llambë apo një dorezë të derës. Po ashtu edhe shtrëngimi i një vide në pajisjet shtëpiake konsiderohet si një punë e vështirë nga të rinjtë dhe ju duhet patjetër një usta për ta vendosur në vend. Më konkretisht 87% e pjesëmarrësve në studim deklaruan se i drejtohen Google edhe për punët më të vogla. Madje 3 në 10 persona shikojnë edhe video në rrjetet sociale se si realizohen konkretisht këto veprime që ata i quajnë "sfida". Studimi pati edhe të dhëna të tjera interesante. 1/4 e të pyeturve pranuan se merrnin dike tjetër për të zgjidhur këto punë të vogla. Ka edhe raste që shprehen se kanë qëndruar deri në 3 javë pa drita sepse nuk kanë pasur dikë që t'i ndërronte llambën. Këto janë vetëm disa raste për të cilat të rinjtë në nivel global i drejtohen Google. Por gjatë periudhës së pandemisë, teksa kemi qenë të detyruar që të qëndrojmë mbyllur në shtëpi, ndoshta këto statistika edhe mund të kenë ndryshuar. Të paktën nëse ankoheshin se nuk kanë kohë, tani të rinjtë i kanë pasur të gjitha mundësitë për të qenë më praktikë për ato që ka nevojë një shtëpi. Për më shumë do të diskutojmë me Beliozën, e cila me siguri do të na tregojë edhe histori të tjera interesante.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended