Wake Up/ Piktorja shqiptare e portreteve dhe skenave urbane në Angli

  • 4 years ago
Marena Angjele, me origjinë nga Pogradeci, është piktore me një eksperiencë pune mbi 20 vjet në këtë profesion. Njihet si artistja që bën skica, vizatime të hollësishme dhe piktura duke përdorur mjete tradicionale si; lapsa, qymyr druri, bojëra uji, akrilikë dhe vaj. Ajo pikturon portrete, peizazhe dhe gjithashtu mobilie antike në stilin barok dhe rokoko, ikona druri dhe murale në stilin bizantin apo piktura murale. Po ashtu është edhe mësuese arti që nga viti 2011. Punët e saj mund të gjenden në: Itali, Greqi, Mbretërinë e Bashkuar, Rumani, Danimarkë, Belgjikë, Norvegji, Shtetet e Bashkuara të Amerikës...etj. Së fundmi, Marena sapo ka përfunduar portretin e një personazhi të njohur te ekraneve televizive italiane, Gulia Salemi (Finaliste e Miss Italia 2014). Profesionin e ka të trashëguar nga babai i cili po ashtu ka qenë piktor. Ajo ka punuar 3 vite në bashkëpunim me disa galeri arti në Greqi. Dy vitet e fundit po jeton dhe punon në Angli (në Stockport të Manchester)

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended