Tetova në fazën e lartë të rrezikshmërisë, regjistrohen 7 raste të reja
- 4 years ago
Me shtatë raste të reja të paraqitura sot në Tetovë dhe komunat për rreth, numri i të infektuarve ka arritur në 215. Me këtë, Tetova nga shkalla e tretë e përhapjes së infektimit, kalon në fazën e katërt atë të rrezikshmërisë së lartë.
Meqenëse të gjithë jemi tani pa ndalesa në lëvizje është shumë e rëndësishme që ne t`i kufizojmë vetë lëvizjet tona me qëllim që të mos sëmuremi vetë dhe të mos sëmurim familjet tona. Pra janë protokolle të caktuara që është me rëndësi t`i ndjekim të gjithë - tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.
Pas Tetovës, me numrin e të infektuarve kryeson komuna e Bogovinës me gjithsej 50 raste, ndërsa me tendencë në rritje të numrit të të infektuarve, si burim i ri, paraqitet komuna e Tearcës, ku numri i të infektuarve në katër fshatrave të kësaj komune, arrin 23.
Javën e fundit po shndërrohemi në një vatër të re të përhapjes së virusit korona. Andaj bëj thirrje nga këtu për kujdes maksimal të secilit prej neve që t?i respektojmë rekomandimet e institucioneve përkatëse, të mbrojmë veten familjen dhe shoqërinë - u shpreh Salajdin Zeqiri, Komuna e Tearcës.
Nga fillimi i pandemisë, deri më tani, në komunën e Tetovës dhe komunave për rreth, nga virusi korona, kanë nderuar jetë gjithsej 19 persona, ndërkohë mbeten si kllaster, 25 të tillë.
Bashkim Sulejmani